Osmani uron Xhaferin, e fton për vizitë zyrtare në Kosovë

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë Veriore.

Osmani ka thënë se Kosova dhe Maqedonia Veriore, kanë raporte të mira si dy shtete në të gjitha sferat.  Ajo e ka ftuar homologun Xhaferi për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Telegrami i plotë:

I nderuar z.Xhaferi,

Në emër  timin personal dhe të Kuvendit të Kosovës, pranoni urimet e përzemërta me rastin e rizgjedhjes në detyrën e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut!

Kam besimin e plotë se në këtë mandat tuajin do ta intensifikojmë̈ bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve, duke shkëmbyer praktikat dhe përvojat parlamentare, si dhe duke zhvilluar diplomacinë̈ parlamentare.

Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të jetë një fuqizim i demokracisë̈, hapje e perspektivës evropiane dhe forcim i marrëdhënieve ndëretnike, në funksion të një̈ Maqedonie të Veriut stabile dhe me orientim evropian.

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tradicionalisht kultivojnë̈ marrëdhënie miqësore  në të gjitha sferat! Ndaj, në një̈ kohë të afërme, pres një̈ vizitë tuajën  zyrtare në Republikën e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin bilateral si dhe për të hapur perspektiva të reja në interes të të dy shteteve fqinje./eo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme