Osmani: Vetëvendosje partneri i vetëm për bashkëpunim, mocionin s’e kemi diskutuar ende

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e pyetur për mocionin e rrëzimin të Qeverisë Hoti, të iniciuar nga Vetëvendosje, ka thënë se ende nuk e ka diskutuar me Vetëvendosjen, dhe as s’e kanë parë tekstin e mocionit. Ajo ka thënë se pas diskutimit do të ketë edhe një përgjigje konkrete, raporton Ekonomia Online.

Osmani në një konferencë për media, ka thënë se i vetmi partner për të bashkëpunuar pas formimit të subjektit të saj politikë, do të jetë Vetëvendosje.

“Sa i përket çështjes së mocionit, unë nuk e kam diskutuar këtë çështje me Vetëvendosjen dhe nuk e kam parë tekstin, sapo të ulem e shqyrtoj mund të kem një përgjigje konkrete”, ka thënë ajo.

Osmani ka mohuar akuzat se ajo po lobon në Kuvend, kundër projektligjeve të Qeverisë. Sipas saj është e kundërta, pasi të gjitha propozimet e sajë janë refuzuar nga Qeveria.

“Qeveri ka lobuar kundër çdo iniciativë që unë kam sjellë në Kuvend. Prej të gjitha amendamenteteve të buxhetit, vetë dy të propozuara nga unë janë larguar. Ata e kanë vonuar e stërzgjatur ligjin për pandeminë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme