Osmani vizitë zyrtare në Gjermani

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet.

Gjatë vizitës në Gjermani, Presidentja Osmani, përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës.

Ndërkaq në Universitetin Humboldt, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme