OVL e UÇK-së: Së bashku me deputetët do ta dërgojmë në Kushtetuese punën e mandatit të Speciales

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar pas bastistjeve që ka kryer sot Zyra e Prokurorit të Specializuar në shtëpitë e Jakup Krasniqit, raporton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, këto organizata kanë thënë se janë duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës që skadimin e mandatit të kësaj gjykate ta dërgojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, reagojnë ndaj spektakleve që bëhen me anë të bastisjeve të pjesëtarëve të UÇK-së dhe konsiderojnë se çdo veprim i Gjykatës Speciale, jashtë mandatit të saj, është i kundërligjshëm dhe kundërkushtetues. Ne si Organizata jemi duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës që skadimin e mandatit të kësaj gjykate ta dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, për më shumë se shtatë orë forcat e njësisë së EULEX-it janë duke qëndruar në rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit në Prishtinë.

Kraniqi një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme