Pa debat, s’ka as seancë, thotë Ali Lajçi

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 15:46 | Nga

Deputeti i Lëvzjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim në raport me marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi – rrjedhimisht do të votojnë kundër.

Ai ka deklaruar se fillimisht presin debat të mirëfilltë parlamentar për këtë çështje, i cili nëse nuk ndodhë, do të kundërshtohet dhe pengohet vazhdimi i seancës parlamentare, pas specifikuar mjetet që do përdoren, raporton klankosova.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu kanë thënë se presin që marrëveshja të votohet sot dhe kjo sagë të mbarojë përfundimisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme