Pa kuorum, seanca po vazhdon

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 18:31 | Nga Emine Shehu

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti,  ka njoftuar se interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, do të shtyhet për në seancën tjetër, raporton Ekonomia Online.

Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka ardhur sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP të PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

Poashtu për një seancë tjetër është shtyrë debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Vendimit të Kuvendit të Kosovës, Vendimit të Qeveris së Kosovës, i hyrë në fuqi më 12 maj 2014 dhe të dy udhëzimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ndërkaq, seanca po vazhdon punimet në mungesë kuorumi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme