Pabarazia në Ballkan u rrit nga kapja e shtetit dhe korrupsioni

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:39 | Nga

Teksa bota e zhvilluar po vuan nga rritja e pabarazisë për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe pagesat e larta që japin zhvillimet në fushë ndaj një numri të pakët personash, në vendet e rajonit të Ballkanit Përëndimor (Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja) pabarazia është krijuar nga niveli i lartë i korrupsionit dhe kapja e shtetit, thuhet në studimin’ Pabarazia në Europën Juglindore” të fondacionit Gjerman, Friedrich Ebert.

“Edhe pse rrënjët e çështjeve të pabarazisë janë të shumëllojshme, duket se ka indikacione të mjaftueshme që pabarazia në Rajon nuk u rrit për shkak të pagesave më të larta të inovacionit, zhvillimit të sipërmarrjes apo aftësive si në ekonomitë e përparuara, por për shkak të korrupsionit të përhapur, kapjes së shtetit dhe dështimit të politikave zhvillimore”, transmeton Shekulli konstatimin e fondacionit prestigjioz gjerman.

Studimi sugjeron se më shumë se shumë se kurrë, fajtorët që kanë krijuar pabarazinë në rajon duhet të duhet të ndëshkohen me urgjencë në mënyrë që të mos ndikojnë më tej në përkeqësimin e prosperitetit.

Për shkak të mjedisit të varfër social-ekonomik, vendet anembanë rajonit po përjetojnë tendenca thelbësore të emigrimit dhe një humbje të kapital njerëzor, i cili do të ketë efekt të dëmshëm në ekonomitë e tyre, thotë studimi.

Për pasojë shtetet e Ballkanit po përballen me një mori sfidash në procesin e demokratizimit dhe tranzicionit ekonomik. Rajoni karakterizohet me rritje të ngadaltë ekonomike dhe performancë e dobët të tregut të punës, e cila zakonisht i atribuohet faktorëve si konkurrenca e ulët dhe mjedisi jo i favorshëm i biznesit, sisteme joadekuate arsimore dhe politika të dobëta të punësimit.

Mungesa e efikasitetit të institucioneve dhe korrupsioni sistematik kanë çuar në përkeqësimin e besimit në institucionet politike. Institucionet në Rajon kanë krijuar përshtypjen se po shtrembërojnë burimet ndaj grupeve specifike të interesit. Korrupsioni dhe qeverisja e dobët kanë kontribuar në paaftësinë e qeverive që të gjenerojnë politika që të mund të ndihmojnë në uljen e pabarazisë.

Popullsia në plakje nga emigracioni i lartë dhë rënia e lindjeve do të vendosë një barrë në rritje në shpenzimet për mbrojtjen sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme