Paçarizi: Kurti po tenton që t’i poshtërojë humbësit e zgjedhjeve

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë që me një qasje më fisnike, kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të mund t’i bënte votat për ta bërë Vjosa Osmanin presidente të Kosovës.

“Kurti do të kishte arritur t’i siguronte votat për Osmanin, sikur të kishte ndërtuar një qasje më fisnike sidomos në raport me LDK-në e cila paavrësisht historisë së afërt me VV-në dhe Osmanin mori vendim që deputetët e saj të marrin pjesë në seancë për Osmanin”.

Paçarizi në Info Magazine në Klan Kosova, tha që kryeministri Kurti po mundohet që t’i poshtërojë humbësit e zgjedhjeve.

“Kam pritur që Kurti të ishte më bashkëpunues dhe jo t’i poshtërojë partitë politike, sepse ligji për zgjedhjet mund të jetë me urgjencë nëse deputetët e konsiderojnë të tillë, jo me kaq urgjencë sa të hidhet në votim në ditën kur pritet të votohet edhe për Presidentin”.

“U krijua një situatë dramatike sa për t’i mbajtur në tension dhe në presion qytetarët e Kosovës dhe për t’i shantazhuar partitë politike në mënryë që të frikësuar dhe nën presionin e mbajtjes së zgjedhjeve, të hyjnë në seancë për ta bërë kuorumin për Osmanin”.

“Nëse e ka këtë qëllim Kurti, por mund të jetë edhe qëllimi tjetër që pikërisht përmes kësaj mënyrë të presionit dhe të kërcënimit të mos sigurohet kuorumi dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti dëshiron të fitojë më shumë kohë”.

Të ngjashme