Paçarizi: Nervoza e Kurtit tregon që s’u koordinua me ShBA-në

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka komentuar heqjen e taksës nga kryeministri Albin Kurti, e cila ndodhi gjatë ditës së sotme, vendim ky i komentuar tej mase pas deklaratave të tij për reciprocitet të cilat u tërhoqën tani, dhe këmbimeve që ai kërkoi nga Serbia në mënyrë që mos të kthehej taksa përsëri në qershor.

Paçarizi, i ftuar në një emision në Klan Kosova, tha se Kurti vendimin e tregoi me plot arrogancë, e që kjo arrogancë ishte e qartë se po shfaqej pasi ishte një vendim i pakoordinuar, as me ndërkombëtarët e as me LDK’në, partner i koalicionit.

”Arroganca e Kurtit u përhap më vonë. Kjo nervozë e tij nuk është e koordinuar as me ndërkombëtarët as me LDK’në, kur u pyet për raportin me ta tha se ai e pëfaqëson Kosovën”, tha Paçarizi.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se taksa 100 përqind për produktet serbe dhe boshnjake do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars dhe nëse Serbia ndalon fushatën kundër vendit, ajo hiqet plotësisht më 1 prill.

Kujtojmë se ky veprim i Kryeministrit vjen pas presionit të vazhdueshëm të SHBA’së që dy vendet të rikthehen në tavolinën e dialogut.

Të ngjashme