Pacolli: AKR-ja duhet ta udhëheqë Qeverinë

Gjilan | 12 Nën 2016 | 14:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se subjekti politik që drejton ai duhet ta udhëheqë Qeverinë, sepse garnitura aktuale politike qe 16 vjet nuk ka bërë asgjë.

Këto komente ai i ka bërë në Kuvendin Zgjedhor të degës së AKR-së në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

“Secili që ka ardhur deri tani, ka punuar në mënyrën e vet, ka bërë politikat të mëdha, ka premtuar shumë, por nga suksesi asgjë nuk është arritur”.

“Gjilani kështu ka qenë, kështu ka mbetur; me probleme më të mëdha, me punësim që nuk u arrit asnjëherë”, ka thënë Pacolli.

Por, Pacolli beson se Gjilanit po i kthehet shpresa me AKR-në. “Jam shumë i lumtur që AKR në Gjilan po kthehet fuqishëm. Është vizion yni, dëshirë e jona që Kosovës t’ia kthejmë hakun”.

“Kërkesat për një jetë më të mirë janë më të mëdha, shpresa është zbehur, prandaj AKR-së i mbetet fronti i hapur për të punuar”.

Sipas Pacollit, AKR-ja është alternativa e vetme që e rikthen shtetin në binarë. “Vetëm AKR-ja i sjell perspektivë këtij vendi. Ne duam Gjilanin, ne e duam Kosovën, dimë si të punojmë, këtë e kemi dëshmuar”.

“Kosova ka nevojë për AKR-në, ka nevojë për programin e AKR-së, për eksperiencën e saj. Programi i AKR-së është ai i cili do ta përmirësojë imazhin tonë të dëmtuar”, ka thënë Pacolli.

Të ngjashme