Pacolli anulon vizitën në Bosnjë, pas kërcënimeve të Dodikut

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 20:39 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Anulimin e pjesëmarrjes në këtë takim , Pacolli e ka bërë për shkak të kërcënimeve nga presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Postimi i i plotë i Pacollit:

Sapo kam anuluar pjesëmarrjen time në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore për shkak të kërcënimeve nga Presidenti i Republikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirolad Dodik, i cili sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se unë dhe delegacioni im nuk jemi të mirëseardhur në Banja Llukë. Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën përpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyre kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme