Pacolli arrin në Kosovë: Ndërrova destinacion, u frikësova ndonjë sulmi terrorist nga qeveria e Kosovës

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 19:26 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës, kreu i AKR-së, Begjet Pacolli ka thënë se e ka kryer testin dhe ka dalë negativ për COVID-19 ditën që është nisur në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“E papranueshme që të paragjykohet dikush me arrestu bëhet një presion i paparë dhe edhe njëherë asnjë moment nuk kam menduar të veproj jashtë normave. kushtetuese, ka thënë ka gënjye. Unë se kam thirru askënd që të bëhet një përjashtim për mua unë jam qytetarë i rëndomtë e dua vendim tim dhe i nënshtrohem të gjitha masave. ende nuk e di. unë kam ardhur herën e parë”, tha Pacolli.

Pacolli ka thënë se postimi i kryeministrit Kurti nuk i ka pëlqyer.

“Ai më ka bërë thirrje për konfrontim, unë nuk jam kriminel. Jam qytetar e dua këtë shtet dhe krejt punën që e bjë vjen nga vullneti im. Unë jam qytetar i botës dhe kam zgjedhur që me fëmijët e mi të jetojë këtu dhe askënd se lejojë të ma cenoj këtë të drejtë. Nganjëherë e kam marrë në mënyrë satirike por nuk më ka pëlqyer deklarata e u.d të ministrit të punëve të jashtme, e cila ka qenë e transmetuar deklaratën e tij, se “nëse Pacolli gjendet në territorin e Kosovës mund të arrestohet”. Pra unë ju them se këto deklarata nuk iu ndihmojnë. As deklarata e kryeministrit në ikje nuk më ka pëlqyer, unë nuk jam kriminel sepse unë e dua këtë vend”, tha Pacolli.

Tutje, ai tha se gjatë kohës sa po fluturonte për në Kosovë nga Zvicra, ka ndryshuar destinacion sepse u frikësua nga ndonjë sulm terrorist nga qeveria e Kosovës.

“Leja ime e fluturimit njëherë është anulu. Është kushtëzuar leja e dytë me implikime tjera, kinse në dhënien e lejes duhet involvuar disa ministri vitale të Kosovës. Unë fluturoj me një fluturake, unë herën e parë jam frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion”, ka thënë Pacolli.

Të ngjashme