Pacolli: Asnjëherë nuk do të falet gjenocidi në Mejë

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Zëvendeskryministri Behgjet Pacolli ka thënë se gjenocidi që ndodhi në Mejë të Gjakovës nuk do të falet dhe as harrohet.

Ai shtoi se askush në Serbi nuk është dënuar për 355 viktimat e kësaj masakre, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i tij:

Sot, kujtojmë me dhembje masakrën e Mejës, e cila ishte një nga masakrat më të mëdha në Evropë. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, me mbi 335 viktima. Asnjëherë nuk do të falet dhe harrohet ky gjenocid, për të cilën askush në Serbi nuk është dënuar sa duhet. Lavdi të rënëve!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme