Pacolli: Ata që më lënduan dhe tradhtuan, çuditërisht kanë dështuar

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se ata me të cilët ka bashkëpunuar e që më vonë e kanë tradhtuar edhe kanë dështuar.

Pacolli ka shkruar në Facebook se beson që njerëzit e këqinj ndëshkohen nga jeta.

“Tradhëtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj. ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si ”bumerang” në kurriz të secilit. Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhëtuar në jetë, çuditërisht kanë dështuar. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”, ka thënë Pacolli.

Të ngjashme