Pacolli bën thirrje që mos abuzohet me vota, uron zgjedhje të lira e të dinjitetshme

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 10:42 | Nga Luiza Vrajolli-Mulliqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i AKR-së , Behgjet Pacolli, ka votuar në Shkollën Fillore “Shkëndija”, në Hajvali, raporton Ekonomia Online.

Pasi kreu obligimin e tij,  Pacolli para medieve tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

Ai ka uruar që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë dhe askush të mos abuzojë me votën e qytetarit.

“Votohet në krejt Kosovën, për një Qeveri e cila shpresoj shumë që do të jetë Qeveri që e donë Kosovën, do të jetë Qeveri që punon për Kosovën sidomos për të rinjtë. Gjithë përkushtimi im ka qenë, është dhe mbetët për të rinjtë e Kosovës. Sot do të doja shumë që zgjedhjet të shkojnë së ma mirë, që askush të mos abuzojë me votën e qytetarit. Shpresojë shumë që vetëdija ka me qenë në nivel më të lartë dhe ne këtu do ta kryejmë këtë sfidë me përkushtim, me nder dhe sinqeritet”, tha Pacolli, raporton EO.

Të ngjashme