Pacolli: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Pacolli tha se të gjithë besojnë në luftën e drejtë të UÇK-së dhe në pafajësinë e ushtarëve të saj.

“Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë”, është shprehur ai.

“Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, ka shkruar Pacolli.

Kosova ka luftuar për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Mittwoch, 24. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme