Pacolli: Daçiqit i thashë në sy, e ke humbur betejën

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 13:38 | Nga
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale të ambasadorit të Kosovës te presidenti i Gambisë, Adama Barrow ishte përgjigje e merituar ndaj propagandës serbe ndaj njohjeve që ka Kosova.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka treguar se si i kishte thënë në sy Daçiqit në Sarajevë që të mos e ndiqte pas betejën e kishin të humbur.

Postimi i plotë:

Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i ambasadorit të Kosovës te Presidenti i Gambisë, Adama Barrow, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daqiqit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme