Pacolli deklarohet pas ndryshimeve në Qeveri

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ndryshimet e sotme në ministrinë e Punëve të Brendshme janë pjesë e një riorganizimi të përgjegjësive institucionale.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, shtoi se ministri i deritanishëm, Bejtush Gashi, do të marrë përgjegjësi të re “të rëndësishme institucionale”, duke mos saktësuar se për çfarë përgjegjësie bëhet fjalë.

Ky është postimi i Pacollit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të riorganizimit të përgjegjësive institucionale, sot me propozimin tim si president i AKR-së, i kam adresuar Kryeministrit të Kosovës z .Ramush Haradinaj një kerkesë për të emëruar z.Fatmir Matoshi, Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe z. Ekrem Mustafa, Ministër të Punëve të Brendshme.

Dua të falënderoj për kontributin e tij të deritashëm z.Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme