Pacolli e ftoi ish-sekretaren Albright ta vizitojë Kosovën

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ish Sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright, për të cilën ka thënë se vendosmëria dhe këmbëngulja e saj për t’i dalë në krah popullit të Kosovës, e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimi me ish Sekretaren Amerikane të Shtetit Madeleine Albright gjithmonë është emocional dhe i frytshëm.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Takimi me ish sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright gjithmonë është emocional dhe i frytshëm. 
Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës. 
Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë”, ka shkruar Pacolli.

Zëvendëskryeministri Pacolli po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, si pjesë e delegacionir shtetëror të Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme