Pacolli e Matoshi marrin përkrahje të madhe në Kamenicë

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me qytetarë dhe anëtarë të degës së saj në Kamenicë, në të cilin takim është prezantuar kandidatura për deputet e Ministrit, Fatmir Matoshi, siç u tha të vetmin Ministër që ka pasur deri me tani që nga pas lufta Komuna e Kamenicës.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuar Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ofroi përkrahje të fuqishme për Ministrin Matoshi në garën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij Ministri Matoshi do të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve te Kamenicës, komuna kjo që me vite ka mbetur mbrapa.

Presidenti Pacolli kërkoi nga qytetaret kamenicas mbështetje për koalicionin AKR-NISMA-PD, koalicion ky që sipas tij do të bëjë ndryshimin e duhur në Kosovë, duke zhvilluar vendin e duke ofruar punësim për të rinjtë.

Në përkrahje të Ministrit Matoshi, foli edhe këshilltari i tij zviceran, Pierre Kohler, i cili e vlerësoi ministrin si njëri të përkushtuar dhe të dëshmuar në punën e tij si Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, duke falënderuar të gjithë qytetaret e pranishëm për mbështetjen e tyre ndaj tij, u zotua që përkushtimi i tij për rritjen e investimeve në këtë komunë nuk do ndahet asnjëherë. Ai theksoi po ashtu që do të punojë që Kamenica të këtë trajtim dinjitoz nga institucionet qendrore të Kosovës, përkrahje më të madhe në projekte infrastrukturore dhe krijimin e kushteve më të mira për edukimin e gjeneratave të reja.

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i kandidatëve tjerë për deputet nga Aleanca Kosova e Re.

Të ngjashme