Pacolli e mirëpret miratimin e projektligjit për luftimin e pandemisë, uron që kjo frymë të vijojë dhe për ligje të tjera

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Sot është miratuar Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se qysh moti e ka mbështetur nismën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, shkruan Indeksonline.

Pacolli uron që kjo frymë të vijojë edhe për ligje të tjera, për Dialogun me Serbinë, për qendrimin ndaj Gjykatës speciale.

“Që moti, që kur u propozua, e kam mbështetur miratimin konsensual të projektligjit Anti-Covid me Nismën e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Ndaj jam i inkurajuar nga fryma bashkëpunuese e krejt grupeve parlamentare të shumicës dhe opozitës. Pandemia duhet adresuar me mjete të reja lufte dhe ndaj ky ligj duhet të ishte operativ prej kohësh. Është nga ato momentet kur ne i dëftejmë pjekurinë tonë qytetarëve tanë, miqve perëndimorë, pse jo dhe atyre që nuk ja duan të mirën Kosovës. Uroj që kjo frymë të vijojë dhe për ligje të tjera, për Dialogun me Serbinë, për qendrimin ndaj Gjykatës speciale, etj.”, u shpreh Pacolli.

Të ngjashme