Pacolli: Është koha që ta ndërtojmë Prishtinën

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 19:14 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka shpalosur programin e tij për kryeqytetin.

Pacolli u zotua se do t’i përmbushë me sinqeritet e besnikëri pikat programore të AKR-së.

“Do të jem në dispozicionin tuaj. Bashkë me asambleistët tanë do t’ia sjellim ndryshimet e nevojshme Prishtinës. Rinia do të jete fokusi im, prandaj do të krijoj kushte të përshtatshme për implementimin e projekteve të mëdha të cilat tashmë janë të përcaktuara me programin e AKR-së”.

Pacolli e ka kërkuar votën e qytetarëve të Prishtinës, duke shpjeguar kështu vizionin zhvillimor të AKR-së. Ai ka shtuar se Prishtina mund të bëhet qytet ku njerëzit do të jetonin me dinjitet, siguri dhe mirëqenie bazike.

Presidenti i AKR-së, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se ndihet i lumtur që Selim Pacolli si prioritet e ka zgjedhur rininë.

“Ndihem plotësisht i përmbushur nga energjia pozitive e juaja dhe e ndjeva prej momentit kur hyra brenda në sallë. Brohoritjet e juaja më bëjnë edhe më të fortë. Dje më keni dhënë kurajë se duhet të punohet edhe më tutje me synim që të përmirësojmë jetës për ju rini e dashur”, tha Pacolli, raporton Ekonomia Online.

Pacolli tha se përparësia e Selimit në këtë garë është se ai është mësuar që paratë t’i fitoj me punë dhe në këtë mënyrë edhe do të vazhdojë.

Ai tha gjithashtu se Universitetit i Prishtinës duhet të vendoset në një lokacion tjetër duke mos i kushtuar asgjë as qeverisjes lokale e as asaj qendrore.

Në këtë mënyrë sipas tij studentëve do të iu ofrohet një universitet modern. Në vend të kampusit universitar sipas Pacollit do të zbatohet një projekt tjetër u madh.

Tutje ka thënë se vendet ku të cilat kanë qenë të Universitetit të Prishtinës, sipas tij do të kthehen në parkingje dhe infrastrukturë shtesë.

Pacolli ka thënë se tjetër pikë e rëndësishme në platformën e programore të kandidatit të Prishtinës nga AKR, janë edhe autobusët ekologjikë.

“Selimi ka në programin e tij autobusët ekologjikë, ato ecin me energji alternative dhe o me duket se këtë do të bëjmë realitet dhe Prishtinës do t’ia kthejmë mjetet ekologjike të transportit publik.

Autobusët që sot qarkullojnë dhe e ndotin ajrin që e thithin ne do të shëndrrohen në autobus ekologjikë poashtu harxhojnë shumë pak elektrikë dhe nuk harxhojnë shumë”, ka treguar ai.

“Në qeverinë e Selimit qyteti do të ketë një dukje tjetër, do të përqendrohet në rregullimin e fasadave.  Tani është koha që Selimi të ndërtojë Prishtinën”, ka thënë Pacolli në fjalën e tij.

Selim Pacolli shpalos programin për Prishtinën

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, thënë se do t’iu qëndrojë besnik qytetarëve të Prishtinës.

“Unë do të jem besnik i gjithë qytetarëve dhe do të implementojë me përpikëri të gjitha pikat e programit tim“, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të jetë përkrahës i madh i pensionistëve.

“Gjendja e pensionistëve tonë është mjerueshme dhe un garantoj se do të jem krahë i tyre çdo moment dhe do të u shtrimë dorën e ndihmës se ata kanë nevojë më shumë se sa kurrë, ka thënë Pacolli.

Image may contain: 6 people, people standing, crowd and indoorImage may contain: one or more people, crowd and indoor

Të ngjashme