Pacolli: Fabrika e kërpudhave do të punësojë 300 veta

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 17:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit, Elmi Thaçin, kanë vazhduar fushatën parazgjedhore në këtë rajon.

Pacolli, me këtë rast, ka siguruar qytetarët se fabrika e kërpudhave në fshatin Krajkovë, do të jetësohet shumë shpejt.

“Ne si AKR bazohemi në prodhimtari vendore nga lënda e parë e deri tek shitja e produkteve. Në fabrikën e kërpudhave në Drenas do të punojnë mbi 300 punëtorë, ndërsa me Qeverisjen e AKR-së, Kosova do të këtë rritje ekonomike mbi 10%”, tha Pacolli.

Sipas tij, AKR-ja e ka vullnetin dhe eksperiencën për zhvillimin e vendit. Ai ka bërë të ditur se brenda muajt dhjetor, do të aplikojnë për marrjen e lejes nga organet kompetente për ndërtimin e kësaj fabrike, që pritet t’i punësojë mbi 300 punëtorë.

I pari i AKR-së, ka shpalosur planin e tij për zhvillim ekonomik, duke thënë se bujqësia do të jetë prioritet i kësaj partie në këtë komunë.

Drejtuesit e AKR-së kanë komentuar edhe shqyerjen e posterëve të kandidatit Elmi Thaçi, duke thënë se të gjithë ata që e kanë bërë këtë veprim do ta marrin përgjigjen më 4 dhjetor.

Më pas vizita ka vazhduar tek lumi Drenica, me ç ‘rast u njohën për së afërmi edhe me papastërtinë e lumit dhe degradimin që i është bërë natyrës.

Kandidati AKR-së për kryetar të Drenasit foli për rrezikun i cili ju kanoset qytetarëve të këtij rajoni nga shfaqja e epidemive si pasojë e ndotjes së lumit nga ujërat e zeza.

Kandidati Thaçi, i shoqëruar nga Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri si dhe delegacioni përcjellës nga AKR-ja, i ka vizituar edhe bizneset e vogla të këtij rajoni.

Në këtë vizitë, Presidenti Pacolli, ju premtoi tregtarëve se Elmi Thaçi do ta ketë përkrahjen e tij të plotë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes. Lideri i AKR-së theksoi se do të rregullohet edhe infrastruktura dhe do të aplikohen lehtësirat financiare për këto biznese të cilat përballen me vështirësi të ndryshme.

15240288_10154631442860856_1799619303_n

15301126_10154631323870856_576576140_n

15302323_10154631474740856_221123304_o

Të ngjashme