Pacolli: Faleminderit Amerikës për mbështetje

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Ministerialin për të Drejtat dhe Liritë Fetare që po organizohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Pacolli theksoi se Kosova në këtë ngjarje po përfaqësohet në mënyrë të priviligjuar.

“Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjur në Ministerialin për Liritë Fetare.”.

Ai tutje shtoi se të arriturat e vendit në tolerancën fetare janë të njohura gjerësisht.

Kryediplomati i Kosovës shprehu falënderime ndaj Sekretarit Pompeo dhe Amerikës për mbështetje ndaj Kosovës.

“Arritjet tona janë të njohura gjerësisht. Falënderova Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo për mbështetjen e tij dhe atë amerikane ndaj Kosovës.”

Të ngjashme