Pacolli falënderon Aleancën e Demokratëve për mbështetjen ndaj Kosovës

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 18:39 | Nga

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim zëvendës presidentin Aleancës e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Henrik Bach Mortensen.

Ministri Pacolli në cilësinë edhe të Presidentit të AKR-së e cila është anëtare e ALDE-së, me këtë rast ka falënderuar zëvendëspresidentin Mortensen për përkrahjen e vazhdueshme që të gjithë euro-deputetët e ALDE-së kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe për mbështetjen që ALDE ka dhënë në proceset më të rëndësishme për vendin tonë, transmeton Ekonomia Online.

Pacolli gjithashtu e njoftoi për proceset në Kosovë si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës dhe hapat që diplomaci kosovare po bënë dita-ditës.

“Nga ana tjetër zëvendëspresidenti i ALDE, Bach Mortensen ka falënderuar Presidentin e AKR-së, njëherit zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin për pritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që AKR mban si anëtare e ALDE-së për fuqizimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.

“Pacolli  edhe njëherë ka  shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që ALDE ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet, duke e quajtur atë si zëri më i fuqishëm i Kosovës në Parlamentin Evropian”theksohet tutje aty.

ALDE përbëhet nga 60 parti anëtare dhe mijëra anëtarë individualë nga vendet anembanë Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme