Pacolli flet për sfidat e diplomacisë së Kosovës, kryesorja anëtarësimi në OKB

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 10:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli  në tryezën e organizuar nga  Instituti i Prishtinës për Studime Politike me temë “Politika e Jashtme Kosovare: Prioritetet dhe Sfidat”, ka përmendur disa nga sfidat që përballet Kosova në diplomacinë e saj.

“Sfida jonë kryesore janë integrimet e Kosovës në organizata të ndryshme. Edhe pse Kosova ka bërë hapa të mëdhenj. Kosova është njohur nga 117 shtete të botës, është numër shumë i madh nëse krahasohet me shtete tjera të botës. Ndoshta nuk është krahasim i mirë, por nëse krahasohet me Palestinën ne kemi ecur shumë më përpara”.

“Sfida kryesore e jona është anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në disa organizata tjera. Nuk dua të harrojmë që të jesh brenda mureve të ndërtesës së Kombeve të Bashkuara është të jesh pjesë e ndodhive botërore. Kosova merr pjesë shumë herë, është brenda atyre mureve por me vështirësi të mëdha”.

“Ne ishim në një konferencë në Londër dhe nuk mundëm me hy brenda, mirëpo u dashtë të vepronim prapa mureve të konferencës. Si Kosovë kemi bë hapa gjigantë edhe duke qenë pas mureve të koferencave”.

Ai përmendi edhe marrëdhëniet me Serbinë, ku shtoi se po të njëjtit po lobojnë kundër Kosovës në shumë shtete të botës, raporton Ekonomia Online.

“Serbia ka targetuar shtetet që s’e kanë njohur Kosovën, ka angazhuar një numër të madh të shteteve që të mos e njohin Kosovën. Me kënd kam folur më kanë thënë se Serbia na ka thënë që ju nuk do të bëheni shtet, nuk duhet të njihet Kosova si shtet”.

“Në rrugëtimin tonë paraqitet një sfidë tjetër dhe ato janë kundërshtimet e Serbisë. Ato janë në çdo aspekt. Ka ndryshuar koha, sepse tani ballafaqoheni me një agresivitet të paparë të Serbisë. Unë po e shoh që është hapur fronti i punës.

“Sfidë tjetër është ruajtja e marrëdhënieve diplomatike. MPJ ka fokusuar disa probleme, disa nga to janë stafi diplomatik. Ne kemi një staf diplomatik politik. Shihet se partitë politike kanë ndërhy në diplomaci”, tha ai.

Ai foli edhe për dialogun me Serbinë ku e cilësoi si garë se kush po e mbron më shumë atë që thotë, raporton EO.

“Dialogu me Serbinë është një sfidë tjetër. Ne dialogojmë shumë me Serbinë. Unë dialogun e kam parë nga jashtë. Kur kanë dalë grupet secili ka dasht të ketë një mikrofon afër vetes dhe të thotë se ne fituam këtë. Unë besoj që derisa bisedojmë në këtë mënyrë nuk do të arrihet qëllimi kryesor. Dialogu duhet të jetë kur tensionet bien dhe të bëhet marrëveshje. Një pjesë e vogël e marrëveshjeve funksionon pjesa më e madhe e tyre nuk respektohen. Kjo tregon se sa serioz jemi. Janë dy marrëveshje të rëndësishme: interkonuksioni dhe asociacioni i komunave serbe. Janë tema të rënda mirëpo nëse dialogojmë arrihet koncensus”.

“Unë shoh shpesh që thonë nuk kemi çka dialogojmë me Serbinë, unë jam kundërshtar i këtyre thirrjeve. Në Serbi është krijuar një dialog i brendshëm. Dialogu duhet të jetë i limituar. Ne nuk mund të dialogojmë me vite, sepse nuk ka kohë. Përbërja e grupit duhet të jetë ndryshe. Unë kam biseduar edhe me presidentin dhe kemi thënë që ky grup duhet të përbëhet edhe nga shoqëria civile edhe nga qeveria”.

“Një kusht tjetër është që temat të cilat duhet të diskutohen me dialogun duhet të jenë tema të zgedhura që ndikojnë në kushtet e jetës së qytetarëve dhe në fund të ketë një pajtim gjithpërfshirës. Të ketë një kontratë të paqes, të vertetojë që Serbia nuk do të pengojë Kosovën. Dialogu përfundimtar që sipas të gjitha kushteve duhet të fillojë këtë vit”.

Të ngjashme