Pacolli ftohet të raportojë në komision, Osmani “e kërcënon” nëse nuk vjen

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 10:28 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në përfundim të takimit të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka më shumë se dy muaj që e kanë ftuar për raportim ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Por Pacolli nuk i është përgjigjur thirrjes për raportim. Osmani “kërcënoi” se nëse Pacolli nuk vjen ata dinë të veprojnë edhe “ndryshe”.

“Ka më shumë se dy muaj që jemi duke e ftuar ministrin për raportin. Përsëri kemi dërguar kërkesë për javën e ardhshme. E ftoj që ta marrë me seriozitet ofertën për bashkëpunim, nëse jo ne dimë edhe ndryshe”.

Komisioni sot ka shqyrtuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për  Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi dhe ka vendosur ta procedojë për Kryesi.

Të ngjashme