Pacolli: Gjatë mandatit tim e kemi dyfishuar numrin e grave ambasadore

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai tha se gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, kemi dyfishuar numrin e grave si ambasdore që e përfaqësojnë Kosovën jashtë shtetit.

Më tutje Pacolli tha se ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave! Jam krenar që gjatë mandatit tim si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës kemi dyfishuar numrin e grave Ambasadore që përfaqësojnë Kosovën jashtë vendit. Ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme