Pacolli: Gjyshinca u sulmua në korridor nga Gashi e Shala

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja, Fitore Pacolli, ka folur në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje pas incidentit gjatë raportimit të kryediplomates Meliza Haradinaj-Stublla në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Pacolli bën të ditur se deputeti Gazmend Gjyshinca është sulmuar në korridor nga deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

“Këto incidente janë të inskenuara nga deputetët e Qeverisë që ishin në komision sot”.

“Gazmend Gjyshinca është sulmuar sot në korridor nga deputetet Arben Gashi dhe Kujtim Shala. Kur kam vërejtur se ka sulm mbi deputetin jam afruar që të shoh se çfarë po ndodhë”.

“Është e padrejtë mënyra se si na kanë sulmuar por ne nuk ndalemi nga aktivitetet tona të drejta”.

Pacolli mes tjerash bëri të ditur se që nga fillimi i raportimit pati pengesa.

“Pengesa ka nis qysh pas mbledhjes së Komisionit. U përpoqën që të pengojnë ushtrimin e detyrës tonë zyrtare. Ata patën një tendencë të dytë, na sulmuan në korridorin e ndërtesës së Kuvendit”.

Të ngjashme