Pacolli: Grupi negociator nuk ka kompetencë të dialogojë për territor

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 13:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, në një prononcim për media, është shprehur i bindur se seanca e sotme do të vazhdojë dhe ekipi negociues i propozuar nga qeveria do t’i marrë votat e nevojshme.

“Seanca do të vazhdojë. Grupi për dialog që është propozu nga qeveria do të kalojë sot në parlamentin e Kosovës”.

“Opozita ka të drejtën e vet, do të doja shumë që opozita të jetë pjesë e grupit dialogues. Për opozitën ne kemi ndarë vendet e tyre për dialog dhe është tepër ne nuk mundemi të aplikojmë asnjë forcë që të rrimë këtu në kuvend dhe ta votojnë”.

“Qëndrimi i qeverisë është i qartë se ky grup nuk ka kompetenca që të flet për ndryshimin e kufijve, gjegjësisht për ndërrimin e territoreve. Qëndrimi i qeverisë është i qartë se grupi qe do të dialogojë nuk ka kompetencë të dialogojë për territor. Kosova duhet të dialogojë për ta bërë më funksional shtetin e Kosovës”.

Pacolli tha se nëse pala serbe e ka shef presidentin e tyre, atëherë edhe ajo kosovare do të ketë shef presidentin, raporton Ekonomia Online.

“Unë besoj që Fatmir Limaj është ai që e udhëheqë këtë grup qeveritar. Nëse pala serbe do ta ketë shef presidentin e tyre, sigurisht se ne shef duhet ta kemi presidentin tonë”.

Të ngjashme