Pacolli-Haradinajt: A po rreni ju apo BE-ja?

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 12:28 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në interpelancën e Kuvendit të Kosovës, tha se Bashkimi Evropian për pak ditë do ta japin vlerësimin e tyre lidhur me luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë. Ai deklaroi kështu pas akuzave të parashtrueses së kësaj interpelance, Fitore Dalipi-Pacolli, se ai po e thotë të kundërtën e asaj që po e thotë BE-ja për këtë çështje.

“Ne jemi të interesuar të dimë se çka mendon ti për raportin që ka publikuar BE dhe ti po tenton të diskutojmë se si ti po sheh punën e Qeverisë dhe jo si po e sheh BE-ja. Prandaj pyetja ime për ju do të ishte: Se BE po thotë se në këtë vend nuk po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe nuk ka as qëllim as vullnet për një gjë të tillë. Ju po e thuani të kundërtën, atëherë kryeministër më tregoni a po rreni ju apo po rren BE-ja”, tha deputetja Pacolli.

Kryeministri Haradinaj i tha Pacollit se mund të ndodhë që “po rreni edhe ju”.

“Fjala rren prita që vjen dikur kah fundi i interpelancës, pasi që erdhi në fillim ndoshta po rreni ju zonja Pacolli, se 3 palë janë ka flasin, ju jeni një palë, qeveria dhe BE-ja. Nuk përjashtohet mundësia që edhe ju po rreni. Nëse për dy po thuhet cili edhe ju jeni palë, mund të ndodhë që po rreni edhe ju”.

“Evropa nuk ma kanë dhënë këtë vlerësim që po e jep ti, përkundrazi ata për pak ditë na japin vlerësimin që Kosova është serioze në luftim të krimit dhe korrupsionit dhe meriton liberalizimin e vizave dhe tregohet atëherë kush po rren dhe ka me dalë aty rreth teje se ti ose dikush po rreni”.

Pacolli i tha kryeministrit Haradinaj se nëse nuk arrin ta frenojë veten në ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë të japë dorëheqje, raporton Ekonomia Online.

“Presioni që bëtë mbi Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vendimit për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë publikë, përfshirë edhe pagën tënde kryeministër, vendosjen e Njazi Thaçit në krye të KEK-ut, mosshkarkimin e ministrave Besim Beqaj dhe Pal Lekaj që kanë aktakuzë të ngritur, e sidomos vendimin që morët për t’ia paguar Bechtelit 53 milionë euro pa kërkuar fare përgjegjësi”.

“Përderisa nuk kemi barëra esenciale dhe shumë qytetarë po jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kemi as çerdhe të mjaftueshme për fëmijët e këtij vendi. Nëse nuk mund ta frenosh veten dhe këtë Qeveri nga ndërhyrjet dhe çështjet që ju përkasin institucioneve të drejtësjsë, vendimin më të mirë që mund ta marrësh për këtë vend dhe qytetarët e këtij vendi është të dorëhiqesh kryeministër”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e pranoi se gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë.

“Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë, edhe gjendja në rend dhe ligj është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe korrupsionit. Rezultat i kësaj fokusimi ka shkuar kryesisht për t’i ndihmuar institucioneve të rendit dhe të ligjit që t’i ushtrojnë funksionet e veta në bazë të mandatit të tyre kushtetues e ligjor”.

Armend Zemaj, në emër të GP të LDK-së,  tha se krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten kërcënim për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Sistemi gjyqësor i Kosovës është larg nga përçimi i kërkesave të BE-së për t’i dhënë fund mosndëshkimit të korrupsiont ndaj profilit të lartë dhe nxjerrjes së rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tërësi”.

“Qeveria Haradinaj, e përbërë me Kadri Veselin dhe kupolën Hashim Thaçin, mban një rekord të zi në këtë drejtim. Sikurse asnjë qeveri tjetër e pas luftës dhe shumë zyrtarë të lartë ministra, zv.kryeministra zyrtarë publikë janë nën akuza publike nga Prokuroria speciale dhe nga prokuroritë e tjera themelore”.

Sipas Hajdar Beqajt, sistemi i drejtësisë së Kosovës ka kuadrin ligjor më të avancuarin në rajon, raporton EO.

“Të gjithë jemi dëshmitar se si sistemi jonë i drejtësisë ka kuadrin ligjor më të avancuarin në rajon sa i përket pavarësisë së punës të institucioneve të tij, po vazhdojmë të krijojmë kësi institucione në vazhdimësi kushte të mjaftushme financiare që punonjësit e këtyre institucioneve të kenë motiv më të lartë në punën e tyre”.

Shqipe Pantina në emër të GP të PSD-së, tha se kjo interpelancë po bëhet rreth një raporti që nuk e kanë, raporton EO.

“ Në fakt e gjithë interpelanca po bëhet rreth një raporti që nuk e kemi, do ishte më e lehtë për ne për t’i dhënë komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe diskutimin ta bazonim mbi atë raport, pasi që tema e kësaj interpelance po sillet rreth këtij raporti, pasi nuk e kemi raportin është vështirë edhe të besojmë se kush po thotë të vërtetën kush ta të drejtë apo jo, por ajo çka e dijmë dhe që është e sigurt se vendi ynë ka probleme të theksuara me korrupsionin dhe luftën e pamjaftueshme kundër tij”.

“Po më vjen inati që ma dogjët kartën në xhep. Thirrësi po thirret në një raport të zyrës së komisionit për drejtësi të Komisionit Evropian i cili nuk ka asnjë lidhje me qeverinë aktuale, çështja e korrupsionit dhe krimit të organizuar është temë shumë atraktive, sa herë që duam që t’i thyejmë shtizat me qeverinë, dhe parlamenti e ka për detyrë është mirë ta diskutojnë por nuk është e ndershme të shfrytëzohet një raport  i kësaj kohe dhe thirret në interpelancë kryeministri i Kosovës dhe kjo qeveri”, tha Muharrem Nitaj në emër të GP të AAK-së.

Enver Hoti, në emër të GP të Nismës, tha se kjo gjendje që po kalon vendi nuk është rezultat i vetëm kësaj qeverie, raporton EO.

“ Është mirë që GP LVV ka sjellë këtë mundësi për interpelancë për gjendjen që po kalon vendi dhe ajo çka duhet të themi është me rëndësi se kjo gjendje nuk është që ka ardhur si rezultat i kësaj qeveria e cila ka vetëm 9 muaj aktivitet të vetin, kjo gjendje është trashëguar mirë është të trajtohet dhe mbështeten masat dhe të shtohet vullneti politik për parandalimin e dukurive negative si krimi i organizuar dhe korrupsioni”.

Kryeministri Haradinaj, tha se BE-ja i ka vlerësimet e veta për gjendjen e rendit dhe ligjit në Kosovë, raporton EO.

“Na nuk mundemi me mashtru BE-në, Evropën, shans nuk kemi me mashtru se ka policë e prokurorë qetu. As me këtë debat nuk mund të bindim diçka më shumë apo më pak. Vlerësimet e tyre për gjendjen në rend e ligj i kanë ata të vetat, unë nuk mendoj që sot çka po thojmë as nuk e ndihmojmë, as nuk e largojmë liberalizimin e vizave”.

“Në këtë raport kanë qenë EULEX dhe BE, asnjëherë këto takime nuk janë mbajt nga qeveria që jo qeveria me fitu autoritet për këshillin prokurorial vetëm qeveria me mujt me gjetë çka i ka mundësitë me i ndihmu atyre në funksion të tyre”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme