Pacolli i kërkon Hoxhës të dorëhiqet: Ke dështuar në liberalizim e në ERA

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 15:03 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, i ka kërkuar ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, që të japë dorëheqje.

Sipas saj, Hoxha ka dështuar në procesin e liberalizimit të vizave dhe në ERA (Agjendës Evropiane për Reforma).

“Ke dështuar në liberalizim, duhesh me dhanë dorëheqje. Ke dështuar në ERA, duhesh me dhanë dorëheqje. Nëse do me mbet me faqe të bardhë duhesh të japësh dorëheqje se ke dështu”, ka thënë Pacolli.

Hoxha ka thënë se dorëheqja do të ishte e udhës nëse në Raport të Komisionit Evropian do të thuhej që kriteret nuk janë plotësuar.

“Dorëheqja do të   ishte e udhës nëse në raportin Evropian do të kishte dal që kriteret nuk janë plotësuar”, tha ajo.

Deputetja Pacolli prapë insistoi në përgjigje.

“Veç nuk iu përgjigje pyetjes sime për kompaninë se çka bënë në ShBA”, tha Pacolli.

Deputetja e LDK-së, Vosa Osmani, tha se ministrja po refuzon të përgjigjet.

“Siç duket ministrja po refuzon me u përgjigj”.

Minstra Hoxha i kërkoi deputetes Osmani të mos mban njëanshmëri.

“Jo Vjosa mos mbaj njëanshmëri, unë u përgjigja”, tha ajo.



Të ngjashme