Pacolli: I palëkundur përkushtimi amerikan për Kosovën

Prishtinë | 20 Kor 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.

Ndërsa, pas takimit ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.

Pacolli ka thënë se përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur.

“Takim shumë i rëndësishëm me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker. Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme