Pacolli i vetizoluar në Zvicër: Nuk mundem as të dal nga këtu, e as të hyj në Kosovë

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se si rezultat i pandemisë që ka shkaktuar Coronavirusi në të gjithë botën, nuk po mundet të del nga shtëpia e tij në Zvicër e as të hyjë në Kosovë.

Pacolli ka thënë se nuk po mundet të vijë në Kosovë sepse i duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë. Këtë masë parandaluese, Pacolli e quajti abnormale.

“ Per tu kthyar ne Kosove, me duhet te qendroj ne Karantin per dy javë… Eshte abnormale por tani une nuk di si te veprohoj ndryshe. Nuk mundem as me dal nga ketu e as me hy ne Kosove.. pra , mbetet vetem te punoi nga shtepija. Deri sa eshte e mundur une nuk jam duke kersy asgje, do te bej çka eshte e mundur, nga këtu!”, shkruan Pacolli.

Tutje, Ai tregoi se qytetarët e Luganos në Zvicer po i respektojnë rregullat e vetizolimit.

“Asnjë person i gjallë! Asnjëherë nuk ka ndodhur si kjo, i mbyllur në shtëpi, me familje! Shetitorja para shtëpisë time ishte vendi më i frekuentuar në Lugano , gjithmonë,… tre ditët e fundit.. vend fantazmë, “zonë e ndaluar”, askush nuk guxon ta përdorë atë.
Zoti e befte mirë!”, përfundon Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme