Pacolli: Isha i gatshëm të karantinohesha në konvikt, do të ishte nder

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë nuk ka shprehur kundërshtimin e tij për një vendosje të mundshme të tij në karantinë, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Pacolli ka deklaruar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka qenë i gatshëm të karantinohet në konvikt.

“Asnjëherë s’jam shprehur kundër shkuarjes në konvikt. Kam qenë i gatshëm të shkoj”, është shprehur ai.

“Do të ishte nder, të jem me pjesën tjetër të qytetarëve”, ka thënë Pacolli.

Kreu i AKR’së ka thënë se do ta kundërshtojë gjithmonë Albin Kurtin dhe partinë e tij tash e tutje.

“Asnjëherë s’do ta votoj më Albin Kurtin, as Vetëvendosjen në çfarëdo qeverie”, ka deklaruar ai.

“Do të jem opozitë e fuqishme”, ka shtuar ai.

“Jam tejet i zhgënjyer për mënyrën se si qeveris”, ka thënë Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme