Pacolli: Jam politikani kosovar më i ndjekur në Facebook, nder për mua

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, krenohet se është politikani më i ndjekur Kosovar në Facebook, dhe thotë se kjo është nder për të.

“Të jesh politikani kosovar më i ndjekur në Facebook është një nder për mua”, është shprehur ai në rrjetin social.

“Unë jam mirënjohës për të gjithë ju që komunikoni me mua. Pavarësisht çfarë, vazhdoj gjithmonë të jam vetvetja: i thjeshtë, i sinqertë dhe komunikues me të gjithë. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje dhe fundjavë të këndshme!”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme