Pacolli jep detaje për takimin me Kurtin

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 11:58 | Nga

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, sapo ka përfunduar një takim me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Në një prononcim për Gazetën Express, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se takimi me kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka qenë i rastësishëm. Thotë se nuk kanë biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm me të.

“…u takuam rastësisht. Nuk biseduam diçka specifike. Lidhur me koalicionet e mundshme me VV-në, është herët që të diskutojmë. T’i presim njëherë rezultatet”, ka thënë Pacolli për Express.

Javë më parë Kurti dhe Pacolli kishin pranuar të kenë biseduar për një koalicion të mundshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme