Pacolli jep dorëheqje nga AKR-ja

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Rrahim Pacolli është dorëhequr nga pozita e Sekretarit Organizativ si dhe tërësisht nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR).

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook. Pacolli bën të ditur se arsyeja e largimit është personale.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.

Këto 13 vite, si udhëheqës në disa pozita brenda partisë, asnjëherë nuk më ka interesuar të kem ndonjë post publik qeveritar, sepse qëndroj shumë mirë me bizneset e mia.

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, njerëzit e devotshëm të partisë e shumë profesorë, disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë e që kanë dhënë kontribut të madh në AKR si dhe në shtetin e Kosovës, që nga fillimi e deri më sot.

Atyre u them me keqardhje se nuk do jem më pjesë e partisë.

Ky vendim është marrë tërësisht për arsye personale. Me respekt! RrP

Të ngjashme