Pacolli: Kadri Veseli do të triumfojë në këtë proces të pakuptueshëm për ne

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës së kreut të PDK-së, Kadri Veselit

Pacolli ka shkruar në Facebook se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të dalë dinjitetshëm nga ky proces.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK është e shenjtë dhe e lavdishme. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si njëri ndër bartësit e saj, dinjitetshëm do të dalë nga ky proces i pakuptueshëm për ne. Agresori ka qenë shteti serb që ka kryer krime ndaj civilëve”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli shkruan se drejtësia do të triumfojë, përkundër përpjekjeve për dëmtimin e shtetit të Kosovës.

“Drejtësia do të triumfojë pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës.

Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë”, ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme