Pacolli: Kam kryer testin për Coronavirus para se të vij, ka dalë negativ

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se i është nënshtruar testit për koronavirus.

Pacolli ka deklaruar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

“Askënd s’e kam takuar afër, që mund të më kishte infektuar”, ka thënë ai.

“Para se të vij në Kosovë e kam kryer tekstin në Zvicër, i cili ka dalë negativ”, ka bërë të ditur Pacolli.

“Ndjehem mirë në Prishtinë dhe jam i gatshëm për sfida”, është shprehur deputeti i AKR’së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme