Pacolli kandidati i 50-të, ja kujt i liroi numrin 2

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 09:14 | Nga

Në ora 24 të natës së kaluar ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Emrat nuk janë bërë të gjithë publik përderisa pritet që gjatë ditës së sotme të bëhen edhe ata të fundit.

Ndryshe Indeksonline mëson se është pikërisht lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i cili në renditjen e kandidatëve gjendet me numrin 50, përderisa parashihej që ai të ishte kandidati me numër dy.

Sipas të gjitha informacioneve Pacolli është renditur i 50-ti, vetëm e vetëm që t’i lirojë vendin kandidatit dhe nënkryetarit të partisë së tij, Korab Sejdiut.

Duhet përkujtuar që AKR ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme