Pacolli: Kemi dëshmi të mjaftueshme, BE-ja të kërkojë nga Serbia që të dorëzojë kriminelët

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri ne detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar rreth 10 mijë faqe material që pretendon se kanë të bëjnë me krimet serbe në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Pacolli tha se këto dokumente nuk janë trajtuar asnjëherë nga askush dhe si pasojë rreth 95 për qind e kriminelëve që janë përmendur në këto dokumente ende lëvizin të lirë.

“Me këtë angazhim të mëhershëm pas kam marrë kontakt me organet e prokurorisë kam vendosur që t’i deponoj 10 mijë faqe material me prova për krimet e luftës së Serbisë na Kosovë. Janë materiale këtu, materiale që nuk ka pas qasje askush nga Kosova dhe janë materiale që e përshkruajnë ngjarjet në detaje dhe në ditët në vijim do tu dorëzohen prokurorëve. Janë dokumente që nuk janë trajtuar asnjëherë ku sipas informatave që kam diku mbi 95 për qind e kriminelëve që janë përmendur në këtë dokument sot veprojnë dhe lëvizin lirshëm”, tha ai.

Sot po ju njoftoj se së bashku me prokurorët kompetent të Kosovës për krimet e luftës kemi caktuar edhe ditën për dorëzimin e tyre. Shumë shpresoj që prokurorët tanë të përgatitën mirë me një grup punues dhe të ecim më tutje me këtë dokumentacion. Ne nuk mundemi të bashkëjetojmë me kriminelët dhe jam i bindur se ata janë këtu dikund, ata janë në Serbi dhe vijnë edhe në Kosovë. Këto fakte dhe prova të cilët i posedojmë, janë prova të reja konkrete dhe asnjëherë nuk i kanë poseduar shteti i Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka thënë se këto mijëra dokumente do të mundësojnë të padisin kriminelët dhe të njëjtit të përfshihen në listat e Interpolit.

Ai kërkoi nga BE-ja që të ushtrojë trysni ndaj Serbisë që të dorëzojë kriminelët.

“Mijëra dokumente që do të përpunohen nga prokuroret t’i gjejnë të gjithë kriminelet dhe ne duhet t’i padisim kriminelët dhe t’i përfshijmë ato në listat e INTERPOL-it. Ne duhet ta kushtëzojmë Bashkimin Evropian që ta bëjë një qëndrim politik dhe të kërkojë nga Serbia t’i dorëzojë kriminelët”, tha ai

Ai ka veçuar punën dhe lobimet e tij të vazhdueshme për Kosovën e pavarur, derisa shprehet se gjithmonë kanë punuar që Kosovën para shteteve të botës ta paraqesin si viktimë e krimit serb.

Pacolli ka përmendur edhe raportin e famshëm të Dick Marty-t, duke thënë se ai ka mbetur i lënduar pse nuk është ndërmarrë asgjë kundër tij.

“Asnjëherë nuk duhet ti harrojmë këto mizori të kaluarës pasi ne ia kemi këtë borxh viktimave. Ne kemi një borxh dhe për të dëshmuar çdo gjë që është fshehur deri tani për të mbijetuarit por edhe familjet e viktimave. Kosova nuk ka pasë asnjë qasje në dokumentet e krimit deri para 4 viteve, qeveria jonë nuk ka mund të ketë qasje tek kjo ngjarje.  Unë gjatë takimeve që i kamë pasë gjatë këtyre 2 viteve jam ballafaqu me problemin e Gjykatës së Hagës dhe gjithmonë është dashtë të durojë shumë here, për ata që u dashtë ti kundërvihen në mënyrë arrogante, jam munduar ta paraqes se ne kemi qenë viktimë e një krimi. Duhet ti tregojmë botës se Kosova ka qenë viktimë e një lufte të padrejtë. Sot kam qenë i lënduar që ne nuk ndërmorëm asgjë kundër Dick Martit. Thashethemet e tij janë themeluar diku 90 për qind në Beograd”, tha Pacolli.

Të ngjashme