Pacolli: I kemi emrat e vendeve që Serbia po i furnizon me armatim për të lobuar kundër Kosovës

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 13:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se njëra nga qendrat e diplomacisë së Serbisë ofron armë në vende të largëta të botës për të lobuar kundër Kosovës.

Pacolli tha se i dinë emrat e disa prej këtyre shteteve, por nuk do t’i publikojnë, raporton Ekonomia Online.

“Kemi të dhëna se një prej bazave të lobimit të diplomacisë serbe është ofrimi në kompensim të armëve dhe këtë shqetësim e kemi shprehur edhe më parë . U konfirmuan dje shqetësimet e mia. Ne jemi duke studiuar mënyrën si ta kundërshtojmë këtë iniciativë që e kanë marrë serbët. Serbët  janë duke lobuar në mënyrë të egër. Nuk na dekurajon, sepse është e drejta jonë të ecim përpara që të mos influencohemi nga këto veprime. I kam emrat e disa shteteve por për hirë të diskrecionit po i lëmë këto informata për ne”, ka thënë Pacolli në konferencën për medie me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Këto deklarime, Pacolli i bëri në një konferencë për medie, para takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili qëndroi sot si nikoqir i tij për t’u njoftuar rreth punëve dhe sfidave me të cilat përballet MPJ-ja.

Temë diskutimi në takim, sipas tij, do të jetë anëtarësimi i Kosovës në Interpol, Asambleja e Përgjitshme e e së cilës do të mbahet në nëntor në Emiratet e Bashkuara. Pacolli deklaroi se në fund të këtij viti do të aplikojnë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, nësa vitin e ardhshëm në UNESCO.

“Tema do të jetë rregullorja e re që kemi përpiluar, ku kemi shumë risi nga MPJ, për procesin tonë ku kemi tri sfida, lobimi te shtetet mosnjohëse, kultivimi i marrëdhënieve me vendet që na kanë njohur, sfidat multilaterale, bilaterale që i kemi çdo ditë dhe integrimet euro-atlantike. Në fund të këtij viti do të bëjmë kërkesë për anëtarësim në Këshillin Evropës. Sot do të njoftojë kryeministrin për ecurinë e aplikimit për anëtarësim në UNESCO vitin e ardhshëm. Kemi edhe shumë iniciativa tjera që do t’i diskutojë me kryeministrin”.

Pacolli theksoi se sfidë për ministrinë do të jetë freskimi i diplomateve, përmes kthimit të ambasadorëve Jashtë vendit, të cilët janë në ato pozita më shumë se dy mandate. Ai tha se 50 për qind e diplomatëve do të jenë të karrierës, kurse 50 për qind diplomatë politik. Për këtë dhe procese të tjera, Pacolli tha se ka përkrahjen maksimale të kryeministrit.

“Sa i përket balancimit 50 me 50, edhe me një përqindje të përfaqësimit të gjinisë femërore në diplomaci, kam për synim të kemi 50 për qind diplomatë të karrierës dhe 50 për qind të politikës. Kosova është duke zhvilluar diplomacinë, por ka mungesë të stafit diplomatik. Veprimi që kemi ndërmarrë është për të forcuar akademinë diplomatike në mënyrë që të shkollojmë kuadra. Tani e kemi ndërmen të marrim 30 apo 40 kuadro të rinj dhe të kalojnë nëpër akademinë diplomatike dhe pas një viti të jenë diplomatë të mirë. Mos mendoni se është punë e lehtë sepse kemi gjetur ministrinë me staf 90 për qind politik, por jemi duke e balancuar mirë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme