Pacolli kërkon njohjen e Kosovës nga Republika e Seychelles

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të punimeve të Konferencës së Frankofonisë, e cila po i zhvillon punimet në kryeqytetin armen, Jerevan, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës,  Behgjet Pacolli, ka takuar përfaqësuesin e Republikës së Seychelles, në Organizatën e Frankofonisë, me të cilin ka diskutuar për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe  ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës.

“Pata kënaqësinë të takojë përfaqësuesin e Republikës së Seychelles në këtë organizatë, Ambasadorin, Sylvestre Radegonde. Më Ambasadorin Radegonde  biseduam për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Po ashtu Ambasadorit Radegonde i shpreha kërkesën tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në ditët në vijim, me qëllim të diskutimit më të hollësishëm të këtyre temave, pres ta takojë edhe me Ministrin e Jashtëm të këtij shteti”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

Në margjina të kësaj ngjarje të rëndësishme me karakter ndërkombëtar, kryediplomati kosovar, Pacolli, pritet të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë të tij, që po marrin pjesë në këtë takim, me qëllimin e shqyrtimit të mundësive për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok në mes dy vendeve si dhe prezantimit të kërkesës për mbështetjen e subjektivitetit dhe integrimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme