Pacolli kërkon të shtyhet seanca e jashtëzakonshme për dështimet në politikën e jashtme

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputetëve, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të sqaronte dështimet e Kosovës në politikën e jashtme.

Pacolli në këtë letër është arsyetuar se ka agjendë të caktuar më herët dhe se për këtë shkak ka kërkuar shtyrjen e seancës.

Seanca e jashtëzakonshme ka filluar nga ora 10 dhe vjen pas kërkesës së 42 deputetëve që të ketë debat parlamentaer lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Kosovës.

Kjo seancë mbahet dy ditë pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për bashkëpunim policor, INTERPOL.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme