Pacolli këshillon Vuçiqin: Ky është realiteti, pranoje

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli foli në një intervistë për Televizionin “Face” për marrëdhëniet në rajon, politikën dhe zgjidhjet e Serbisë, por edhe për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinë.

Pacolli gjatë intervistës i dërgoi një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Vuçiq, ju keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realiteti. Ai shtet lindi dhe nuk ka kthim prapa. Është zgjidhja e vetme, dhe gjithçka tjetër do të shkojë më lehtë”, u shprehë Pacolli.

Ai theksoi se ai i kishte thënë të njëjtën gjë edhe Millosheviqit më parë, duke theksuar se Kosova ishte një shtet i lindur prej kohësh. Pacolli tha se historia e demarkacionit midis Serbisë dhe Kosovës në drejtim të shkëmbimit të territorit është e pamundur dhe shumë e rrezikshme.

Të ngjashme