Pacolli: Këta njerëz nuk e meritojnë besimin e qytetarëve

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 08:58 | Nga

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në prag të shënimit të 10-vjetorit të themelimit të partisë së tij, ka vlerësuar lart funksionimin e AKR-së në skenën politike.

Ai ka thënë se gjatë kësaj dekade AKR-ja ka dhënë kontribut të fuqishëm në shtetbërjen e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Pacolli ka bërë me dije se nga 20 deri më 25 nëntor do të mbahet Konventa Qendrore e AKR-së.

 Ai ka thënë se pas këtij procesi të brendshëm zgjedhor, partia të cilën e udhëheq do të dalë më e fuqishme.

Pacolli ka theksuar se AKR-ja për zgjedhjet e ardhshme do të jetë alternativa më e mirë për qytetarët pasi, sipas tij, partitë që po qeverisin aktualisht nuk e meritojnë më besimin e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme