Pacolli: Kosova duhet të mësojë nga Edi Rama

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 09:29 | Nga

Pacolli uron Ramën për kabinetin e ri qeveritar Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar, duke thënë se ka zgjedhur emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë.

“E uroj kryeministrin Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar të cilin e prezantoj sot. Emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë. Veprim jashtëzakonisht i qëlluar reduktimi i ministrive nga ana e tij, në favor të efiçencës, zvogëlimit të shpenzimeve dhe eleminimit të burokracisë.

Kjo është një ëndërr e imja të cilën nuk kam pasur mundësi ta realizoj ende”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Ai tha se edhe në Kosovë duhet të zvogëlohet numri i ministrive. “Kosova do të menaxhohet suksesshëm me vetëm 8 departamente efektive, me njerëz profesionistë dhe administratë të përgjegjshme”, ka pohuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme