Pacolli: Kosova as nuk ka aplikuar në UNESCO e Interpol

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 15:38 | Nga

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka treguar se Kosova në Konferencën e ardhshme për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol, nuk ka aplikuar dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka kërkuar përgjigje nga ministri për arsyen e tij pse nuk i tregohet qytetarëve kjo gjë.

Ai ka shprehur keqardhjen e tij për këtë gjë, gjersa ka shtuar se frikësohet mos ndoshta do të ndodhë njëjtë me Interpolin në shtator në Peking.

Postimi i plotë i Behgjet Pacolli:

Miq të dashur,

Ështe për të ardhur keq kjo që po ndodh te ne, në Kosovë! Para pak ditësh shpreha dëshpërimin tim se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës nuk janë aktiv aq sa duhet për anëtarsimin tonë në Unesco dhe Interpol. Menjëherë pasoi pergjigjja e Min. Hoxhaj se Kosova i ka bërë përgaditjet e duhura dhe i ka votat per anëtarsim. Me keqardhje ju them se Kosova ne Konferencën e ardhshme as nuk ka aplikuar per antarsim dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm. Pse ministër nuk po ju tregoni këtë qytetareve te Kosoves? Para pak ditësh në mënyrë bombastike thatë se nuk keni lënë shtet pa e vizituar dhe se cdo gje eshte gati,” i kemi numrat”.

Po frikësohem se e njejta do te ndodhë edhe me Interpolin ne shtator ne Peking!!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme