Pacolli: Kosova nuk ka kohë për zgjedhje të reja, e as të prish marrëdhëniet me ShBA-në

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Kosova nuk ka kohë me eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë perëndimorë me SHBA në krye.

Kështu ka shkruar përmes një statusi në facebook, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë  Kosovës(AKR), Behgjet Pacolli

Postimi i plotë:

Kosova nuk ka kohë me eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë perëndimorë me SHBA në krye. Kjo është çka duan armiqtë tanë historikë. Në kushtet e sotme, me detyrimet që gjinden para klasës sonë politike, bëj thirrje për unitet! Krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqëve! Po lexoj një libër për sherret e feudalëve tanë kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Ju lutem mos t’ i ngjajmë atyre 100 vjet më pas!

Të ngjashme